Site icon Telegrafi

KRU ‘Prishtina’ apelon për përdorim racional të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” me anë të një njoftimi apelon që të kursehet uji i pijshëm gjatë këtyre ditëve të pandemisë së COVID-19.

Po ashtu, kompania jep disa këshilla për përdorimin racional të ujit.

“Qëllimi i thirrjes për përdorim sa më të drejtë të ujit është i orientuar në ruajtjen e burimeve ujore për periudhat që po vijnë duke e ditë që në vendin tonë ka mungesë të theksuar të reshjeve atmosferike. Akumulacionet varen nga dy faktorë: reshjet atmosferike dhe shfrytëzimi racional i ujit nga ne”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Këshillat e dhëna nga kompania për përdorimin racional të ujit të pijshëm

– Kontrolloni pajisjet hidrosanitare herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit, sidomos në ËC (guacën e tualetit) dhe rubinetin e banjës tuaj. Një rrjedhje e fshehur e ujit në tualet mund të çoj dëm prej 30-500 litra ujë. Me mundësitë që keni aktualisht, rregulloni çdo gjë që rrjedhë në banjën tuaj
– Gjatë larjes së duarve, fytyrës dhe dhëmbëve, gjithnjë mbylleni mirë rubinetin përgjatë procesit të pastrimit dhe kështu ju kurseni rreth 20 litra ujë në minutë

– Derisa jeni duke bërë dush dhe ndërkohë e ndalni rubinetin përgjatë pastrimit, kështu ju mund të kurseni deri në 570 litra ujë në muaj

– Shpeshherë ndodhë që rrjedhjet e ujit në guacën e tualetit të jenë krejtësisht të pa zhurmshme andaj, kontrolloni herë pas here

– Nëse keni ujëmatës brenda banesës tuaj, kontrolloni herë pas here për ndonjë rrjedhje të mundshme por assesi të manipuloni me të

– Kur përdorni makinën e larjes mbusheni kazanin në kapacitetin e tij të plotë

– Kur pastroni me ujë pemët e perimet, mos lejoni që uji të rrjedhë vazhdimisht mbi to /Telegrafi/

Exit mobile version