Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka pranuar sot një donacion prej katër lloje koshash plastik për riciklim, si pjesë e projektit NERA, i mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të IPA PBN Mali i Zi – Kosovë.
Koshat kanë kapacitet të madh dhe janë të dedikuar për mbetje të ndryshme si plastike, letre, metali dhe organike.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/donacion-hidrodrinit.jpg)
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, KRU “Hidrodrini” njoftoi se ka pranuar katër lloje koshash plastik me kapacitet të madh për riciklim.