Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dri Cena, ka pritur ekspertë të ujërave, inxhinierë të fushës dhe përfaqësues qeveritarë në një takim ku është diskutuar mbi projektin e resiliencës klimatikë në sektorin e ujërave të Kosovës.
Në këtë takim, u prezantua projekti që fokusohet në reduktimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbështetje për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU-ve) në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj mjedisit, duke kontribuar gjithashtu në reduktimin e gazrave serrë dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit më efikas dhe të qëndrueshëm të burimeve ujore, duke përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/