Nën kujdesin e Zyrës për Media të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mbështetjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë, ing Dri Cena, me motivacion; Për rolin dhe kontributin e pashoq, në Themelimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e N.K.P. ‘Ujësjellësi’ -Pejë, (1961), (sot) KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, në ambientet e Kompanisë, sot i është ndarë MIRËNJOHJE POST-MORTEM z.HAJDAR GJIKOLLI – Drejtor Themelues – nga viti 1961.
Në emër të familjes së të ndjerit, në këtë ceremoni përkujtuese morën pjesë familjarët-pasardhësit e të ndjerit, djali, Dr. Bujar Gjikolli, nipat, artisti dhe këngëtari i njohur GJIKO dhe daullsti i njohur Filonid Gjikolli si dhe stërnipi i të ndjerit dhe djali i Hit këngëtarit të njohur të RAP-it Arlind Gjikollit, Liriku, thuhet në komunikatën e KRU “Hidrodrini”.
Plaketën Post-Mortem për të ndjerin HAJDAR GJIKOLLI, në emër të Kompanisë e ka ndarë Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena ndërsaqë në emër të familjes Gjikolli e ka pranuar Liriku.
Një historik të kompanisë, para familjarëve e ka prezantuar ing. Lulzim Pupovci – Menaxher i Njësisë Operative-Pejë.
Në emër të familjes Gjikolli, gjesti është vlerësuar lartë dhe me shumë emocion e falënderim, nga të gjithë të pranishmit e të ndjerit në takim.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë. /Telegrafi/