Inspektorët e KRU “Hidrodrini” të Njësisë Operative në Deçan, të mbështetur nga kolegët e rajonit, kanë ndërmarrë aksion për çkyçjen e konsumatorëve që kanë borxhe ndaj kompanisë.
KRU “Hidrodrini” përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për aksionin e çkyqjes nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë borgjelinjtë.
“Aksioni fillimisht është shtrirë tek konsumatorët borxhi i të cilëve ndaj shërbimeve të KRU ‘Hidrodrini’, kalon vlerën e mbi një mijë eurove, për çfarë të njëjtit paraprakisht kanë pranuar vërejtjet e fundit me shkrim dhe nuk janë përgjigjur”, kanë shkruar ata.
Aksioni është zhvilluar në qytetin e Deçanit dhe fshatrat përreth si Llukë, Irzniq, Strellc dhe Gllogjan, dhe pritet të vazhdojë në zonat e tjera të mbulueshmërisë.
KRU “Hidrodrini” u bën thirrje konsumatorëve borxhlinjë që të shlyejnë detyrimet e tyre për të shmangur çkyçjet. /Telegrafi/