Site icon Telegrafi

Krsto Mukoski tërheq nga lista e dëshmitarëve deputetin Dragan Danev

Deputetit i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit Krsto Mukoski, përmes avokatit të tij Goce Ristevski, ka njoftuar gjykatën se e tërheq nga lista e dëshmitarëve deputetin Dragan Danev, pasi i njëjti sipas tij për arsye shëndetësore nuk mund të jep dëshmi në seancë.

Edhe disa të akuzuar tjerë për të “enjten e përgjakshme” tërhoqën disa dëshmitarë nga lista, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, duhet të dëshmojnë dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja.

Ndërsa në seancat e kaluara janë prezantuar komunikimet që disa të akuzuar i kanë kryer përmes SMS porosive, para dhe gjatë natës së 27 prillit./Telegrafi/

Exit mobile version