Site icon Telegrafi

Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski mund të dalin nga burgu?

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Krsto Mukoski pritet që të del nga burgu. Avokati i tij është optmist se Gjykata e Lartë do të lejojë që të mbrohet në liri, pasi ka detaje të reja në lëndën e tij.

Avokati i tij, Igor Kiçees për TV24 tha se hetimet kanë mbaruar dhe me këtë hidhet poshtë mundësia se ai mund të ndikojë mbi dëshmitarët, argument mbi të cilin Prokuroria e ka mbajtur në paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas disa informacioneve, familja e Mukoskit ka dorëzuar gjithë pasurinë si garancë se ai nuk do të ikë nga shteti.

Krste Mukoski së bashku me deputetin tjetër Sasho Vasilevski të martën janë ftuar në Gjykatën e Lartë, ku edhe të njëjtën ditë pritet që gjykata të vendos nëse do t’i lirojë nga paraburgimi.

Ndërsa në ndërkohë Prokuroria ka përgatitur aktakuzën të cilën do ta dorëzojë në muajin e ardhshëm dhe do të duhet ta vlerësojë Këshilli në Gjykatën Penale./Telegrafi/

Exit mobile version