Telegrafi

Krste Mukoski sillet në Gjykatën Penale (Foto/Video)

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Krste Mukoski, nën shoqërim të policisë ka arritur në Gjykatën Penale ku duhet të jep dëshminë e tij në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

Avokati i deputetes Zhaklina Stefanovska tha se për momentin klientja e tij është para gjykatësit hetues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar 36 persona të cilët dyshohen për vepra penale më 27 prill të këtij viti, kur në Kuvend u futën protestues të dhunshëm dhe sulmuan deputetët./Telegrafi/