Site icon Telegrafi

KRSRr filloi fushatën “Pa arsyetime”, për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacioni

“Pa arsyetime” është fushata e re e Këshillit Republika për Siguri në Rrugë që në dhjetor dhe në janar do të zbatohet në Shkup, Ohër, Gostivar, Prilep, Manastir, Kavadar, Shtip dhe Gjevgjeli. Fushata ka të bëjë me arsyetimet e shpeshte që pjesëmarrësit në komunikacion i thonë për ta arsyetuar mosrespektimin e rregullave.

Qëllimi i aktiviteteve të kësaj fushate që në radhë të parë u paraqit përmes bilbordeve vendosur në vende të frekuentuara, është që të ndikojë ndaj pjesëmarrësve në komunikacioni përmes komunikimit të drejtpërdrejt dhe edukimin me pjesëmarrësit në komunikacioni dhe kontrollim të arsyetimeve që ata i shfrytëzojnë për ta arsyetuar mosrespektimin e rregullave kur janë në komunikacion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas KRSRr-së, numri i madh u aksidenteve shfaqin se pjesëmarrësve në komunikacion u është e pashmangshme edukimi shtesë për rreziqet në komunikacion dhe se duhet të respektohen rregullat për të gjithë. Tregues të mirë për efektin që kanë angazhimet e vazhdueshme për ngritjen e vetëdijes është edhe ulja e aksidenteve me pasoja fatale për 10% krahasuar me vitin e kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version