Telegrafi

KRSKRR: Të vozitet me kujdes dhe përgjegjësi në prag të festës së Ilindenit

Të vozitet me kujdes dhe me përgjegjësi përgjatë kohës së festës Ilinden, maksimalisht të respektohen rregullat e komunikacionit dhe shpejtësi e caktuar sipas kushteve të rrugës, rekomandon KRSKRR, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u bazuar në të dhënat statistikore, Këshilli thotë se në këtë periudhë kohore të vitit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta, dyfisht rritet numri i ndeshjeve në komunikacion, perosnave të vdekur dhe të lënduar.

Kujdes të veçantë, vlerëson KRSKRR, duhet të tregojnë më të rinjtë dhe vozitësit pa përvojë në pjesët e rrugëve që nuk i kanë të njohura.
Më shumë kujdes duhet të tregohet në drejtimin rrugor Strazhë-Ohër, ku komunikacioni lëviz me regjim të përkohshëm dhe rritet lëvizja e komunikacionit, njofton AIM.

Edhe njëherë Këshilli bën thirrje që të respektohen shenjat në rrugë, shenjat në komunikacion, semaforët, shenjat e vendosura në rrugë që tregojnë se kryhen punë ndërtimore. /Telegrafi/