Telegrafi

KRSKRR: Pushim i mirë për udhëtim të sigurt

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion në Rrugë (KRSKRR) bën thirrje që shoferët të kenë pushuar mirë, pa dallim nëse do të udhëtojnë gjatës ditës apo natës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Përparësia më e madhe e drejtimit të automjetit në udhëtime të gjata gjatë ditës është dukshmëria është shumë më e madhe, më lehtë dhe më herët të përceptohen të gjitha elementet të cilat ndikojnë në sigurinë në komunikacion, më lehtë identifikohen rreziqet potenciale, pengesat dhe situatat e mundshme të rrezikshme në komunikacion’, kumtoi KRSKRR.

Drejtimi i autmjetit gjatë ditës, siç ceket, është posaçërisht i volitshëm për njerëzit të cilët përdorin thjerrëza dioptrike apo syze.

‘Të jeni të kujdesshëm, dallimi i temperaturës së jashtme dhe të brendshme në automjet të mos jetë më i madh se shtatë gradë, ndërkaq bëni edhe pauza të shpeshta. Këshillë më e mirë është të niset në rrugë atëherë kur vozitësi do të ketë pushuar mirë’, kumtoi KRSKRR, njofton AIM. /Telegrafi/