Telegrafi

KRSKRR: Për festa të sigurta bëni kujdes në komunikacion

Festat e fundvitit janë kohë për shoqërim me të afërmit dhe miqtë, për shpërndarjen e lumturisë dhe mirëqenies, që do të thotë lëvizshmëri më e madhe e njerëzve, udhëtime më të shpeshta, ose numër më i madh automjetesh në komunikacion, por edhe temperatura më të ulëta dhe rrugë të rrëshqitshme, thekson Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR).

Për të shmangur situatat e padëshiruara në komunikacion për festa të hareshme dhe të paharrueshme, KRSKRR rekomandon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat në komunikacion, të mos konsumojnë alkool gjatë drejtimit të automjetit, të mos përdorin automjetin pa nevojë, të respektojnë shpejtësinë e përcaktuar, t’i kushtohet vëmendje kushteve dimërore, të drejtojnë automjete teknikisht të rregullta, mos të përdorin telefonin celular gjatë vozitjes, të përdoret rripi i sigurimit, të mbahet distancë ndërmjet automjeteve, etj.

Nga KRSKRR-ja urojnë Vitin e Ri 2023 dhe këshillojnë për momente të hareshme, buzëqeshje dhe përjetime, qytetarët të kenë kujdes në komunikacion, të festohet me përgjegjësi dhe të vozitet sigurt.

Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSKRR-së, uroi që Viti i Ri 2023 të sjellë shumë gëzim, lumturi, fat dhe mirëqenie në çdo shtëpi. Ajo apeloi që të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në ngritjen e sigurisë në komunikacion në nivelin edhe më të lartë. Qytetarët duhet të respektojnë rregullat dhe të jenë pjesëmarrës të përgjegjshëm në trafik.