Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit dhe Rrugëve (KRSKRR) porositë se shoferët që nuk kanë bërë gjum të mjaftueshëm nuk janë në gjendje të bëjnë diçka për t’u ikur sitautave kritike ose aksidenteve.
Prandaj, KRSKRR-ja i këshillon shoferët që të ndalojnë dhe të pushojnë, ose edhe të flejnë pak, para se të vazhdojnë rrugën, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, lodhja paraqitet pas dy orësh vozitje, ndërmjet orës së dytë dhe të shtatë të vozitjes, pasi që të tejkalohen 200 deri 500 kilometër rrugë, varësisht rrugës që lëvizë.
Lodhja shfaqet ngjashëm te të gjithë shoferët, pra shfaqet dëshirë për gjum, sytë duken të lodhur, shfaqet ndjesi temperature, shtërngime në fyt, shpinë dhe krahë, tendosje të muskujve të këmbëve, dhimbje në pjesën e poshtme të boshtit të kurrizit.
KRSKRR-ja thekson se për ta mënjanuar ndjesinë e lodhjes, duhet që në veturë të ketë atmosferë pozitive, diskutim me bashkëudhëtarët, dëgjim të muzikës së përshtatshme, si edhe ndryshime tjera pozitive gjatë drejtimit të automjetit./Telegrafi/