Komisioni Rregullator Energjetik ka publikuar vendimin e ri për çmimet e derivateve.
Sipas vendimit, çmimi i benzinës do të ulet për dy denarë nga mesnata.
Lajmin e bëri të ditur kreu i organit rregullativ, Marko Bislimovski, në konferencën e sotme për media.
Me çmimoren e re benzina BS-95 do të kushtojë 89,5 denarë, ndërsa BS-98 do të shitet me çmim prej 90 denarë për litër.
Çmimi i naftës mbetet i njëjtë dhe do të shitet për 101,5 denarë për litër.