Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme.
Sipas vendimit të KRRE, çmimet e benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 mbeten të pandryshuara, ndërsa dizeli do të lirohet për 0.5 denarë.
Një litër benzin Eurosuper BS-95 do të shitet për 66.50 denarë, Eurosuper BS-98 për 68.50 denarë, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 60.50 denarë për litër.
Këto çmime do të vlejnë deri javën e ardhshme./Telegrafi/