Site icon Telegrafi

KRRE i publikon çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,53 % në raport me vendimin e datës 11.1.2021.

“Imunizimi inkurajues me vaksinat kundër COVID-19 dhe efektet e marrëveshjes së OPEK-ut për kufizimin e prodhimit në muajt në vijim, janë kyçë, për shkak të së cilëve në javën e kaluar çmimet e bursës së të gjitha derivateve të naftës janë rritur – dhe ky është njëri faktor, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në vendimin e sotshëm. Faktori i dytë është rritja e kursit të denarit në raport me dollarin”.

“Pas një rënie të vazhdueshme dymujore, për herë të parë regjistrohet rritje e kursit të denarit në raport me dollarin dhe i njëjti është për rreth 0,845 % më i lartë nga mesatarja e kursit, sipas të cilës janë formuluar çmimet me përllogaritjen e mëparshme”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) rriten për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin nga data 11.01.2021.

Nga data 19.1.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 63,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 65,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 54,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 54,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 30,823 (denarë/kilogram).

Exit mobile version