Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme ka sjell vendim për uljen e çmimit të benzinës për gjysmë denari. Ndërsa dizeli edhe këtë javë do të shitet me çmime të njëjtë.
Sipas vendimit të KRRE, Eurosuper BS-95 do të shitet për 68 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 70 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 62 denarë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatën e sotme dhe do të vlejnë deri më 25 nëntor./Telegrafi/