Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas vendimit të Komisionit, benzinat lirohen për një dhe një denarë e gjysmë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i pandryshuar.
Kështu, sipas çmimores së re Eurosuper BS-98 do të shitet për 68.50 denarë për litër, Eurosuper BS-95 për 66.50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli mbetet në 62 denarë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/