Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,38% në raport me vendimin e datës 19.04.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 19.04.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 denarë/litër. Ulje ka edhe te çmimi i shitjes me pakicë të Мazutit М-1 SU për 0,400 den/kg dhe tani do të jetë 34,592 den/kg.
Nga data 27.4.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 67,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 69,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 58,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 58,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 34,592 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore, çmimet referente në bursat botërore shënojnë ulje te benzina mesatarisht për 0,242%, te nafta ka rritje për 0,742%, te vaji ekstra i lehtë gjithashtu ka rritje për 0,902 %, ndërsa te mazuti ka ulje për 0,543%.