Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit, informon opinionin se ka sjellur vendime, me të cilat çmimi i përgjithshëm i energjisë termike të dorëzuar të tri kompanive në territorin e qytetit të Shkupit, mesatarisht ulet në mënyrë të parëndësishme.
“Me këto vendime, me të cilat ka ulje të parëndësishme të çmimit të energjisë termike, faturat që do t’i marrin konsumatorët e kyçur në BEG, CEMV, Energetika dhe Shkup Veri, praktikisht do të mbeten në të njëjtin nivel sikurse në sezonin e kaluar të ngrohjes.
Duke pasur parasysh periudhën jashtëzakonisht të komplikuar, në të cilën ndodhemi me pandeminë me Kovid 19, shpenzimet e kompanive energjetike janë përllogaritur në nivel minimal. Analizat tregojnë se ngrohja me energji termike përmes sistemeve qendrore për ngrohje nga të tri kompanitë në qytetin e Shkupit mbetet më ekonomik dhe aktvendimi më i arsyeshëm ekologjik. Apeloj deri te secila amvisëri, që është kyçur në sistemet e energjisë termike të tri kompanive në territorin e qytetit të Shkupit ta përdorin këtë burim energjie.” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.
Në sistemet qendrore për ngrohje të tri kompanive, që janë në qytetin e Shkupit janë të kyçur rreth 58.000
konsumatorë./Telegrafi/