Site icon Telegrafi

KRRE dhe Trupi rregullator për ujë të Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe shërbime të ujit nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Trupin rregullator për ujë të Shqipërisë.

Siç kumtuan nga KRRE, shkëmbimi i përvojave, informacioneve dhe praktikave nga rregullimi i shërbimeve të ujit dhe menaxhimi me sistemet për ujërat e zeza janë pjesë e pikave për të cilat Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së dhe Ndriçim Shani, kryetar i trupit rregullator për ujëra të Shqipërisë u angazhuan dhe në bashkëpunimin formal me nënshkrimin e memorandumit.

Rregullatorët u pajtuan se e drejta e qasjes në ujë është një e drejtë themelore e njeriut për çdo qytetar dhe ata si rregullatorë duhet të garantojnë ujë të sigurt dhe të arritshëm për qytetarët brenda kapacitetit dhe kompetencave të tyre.

“Shkëmbimi i përvojës nga mënyra e formimit të çmimit përfundimtar të ujit për konsumatorët si dhe shkëmbimi i informacionit janë të paçmueshme në veprimet tona, sepse jemi përpara një periudhe në të cilën ne fillojmë të marrim plotësisht përgjegjësinë për formimin e çmimit të ujë Por në të njëjtën kohë ne presim një zgjerim të kompetencës në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe çdo përvojë nga kolegët është e rëndësishme dhe e dobishme. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke e bërë veten të disponueshëm për të ofruar përvojë në zbatimin e rregulloreve të reformës në përputhje me rregullat e Komunitetit të Energjisë. Në përgjithësi, çdo bashkëpunim midis dy vendeve lehtëson proceset në të cilat praktikat evropiane bëhen më shpejt operacionale”, tha Bislimoski.

Çështje rregullatore dhe qasja në të cilën të njëjtën zgjidhen, theksojnë nga KRRE-ja janë bazat në të cilat në periudhën e ardhshme do të punojnë dy trupat rregullator me qëllim që të sigurojnë cilësi në zbatimin e rregullimit ekonomik të shërbimeve në furnizimin me ujë dhe kanalizimin.

Exit mobile version