Site icon Telegrafi

KRRE demanton deklarimet e OBRM-PDUKM-së se Bislimovski merr pagë prej 2.000 eurove

Komisioni Rregullator për Energjetikë hedh poshtë deklarimet e zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, se kreu i KRRE-së merr pagë prej 2.000 eurove.

“Pagat janë të publikuara publikisht dhe janë shumë më pak se pesë pagat mesatare të parapara neto”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.

Ata shtuan se nëse zëdhënës i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski nuk kërkon falje për spekulimet, do të padisin.

Ndryshe, OBRM-PDUKM disa herë ka akuzuar Bislimovskin se i shërben partisë në pushtet dhe nuk është në krye të KRRE-së në interes të qytetarëve. OBRM-PDUKM dy herë ka protestuar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version