Telegrafi

Kroos zemëron tifozët e Realit: Të përqendrohemi, objektivi është kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 09: Toni Kroos of Real Madrid CF reacts during the La Liga match between Real Madrid and Levante at Estadio Santiago Bernabeu on September 9, 2017 in Madrid, . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Mesfushori gjerman, Toni Kroos pranon se objektivi i Real Madrid këtë sezon është për të përfunduar në katër vendet e para të La Ligës, teksa sulmoi kritikët e tyre, për të cilët tha se nuk kanë asnjë ide për futbollit.

Mbretërit u rrëzuan edhe më shumë në garën e titullit të La Ligas pas një humbjeje 0-1 ndaj Villarrealit të shtunën pasdite dhe Kroosi rrëfeu pas ndeshjes se skuadra e tij duhej të rishikonte objektivat e tyre, me Barcelonën që tani gjendet 19 pikë larg rivalëve.

“Para së gjithash, ne duhet të mendojmë për pozitën tonë në këtë moment”, ka thënë fillimisht Kross për BeIN Sports.

Lexo po ashtu Tjetër hap mbrapa nga Reali, mposhtet nga Villarreali në Santiago Bernabeu (Video)

“Ne duhet të përqendrohemi në kualifikimin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se duhet të jetë objektivi kryesor për pjesën tjetër të sezonit”.

 Real Madridi është larg formës që jemi mësuar ta shohim (Getty Images)

“Kjo është për shkak se diferenca prej 16 pikësh është shumë e madhe”.

“Nuk është koha të mendojmë për ndonjë gjë tjetër veç lojës së ardhshme dhe nuk duhet të lëshojmë pikë për të afruar më shumë me objektivin tonë, që do të jetë në mesin e katër të parëve”.

Lexo po ashtu Zidane: Thuhet se te Real Madridi është gjithçka keq, por nuk është ashtu

“Është e vërtetë se kjo është një kohë e vështirë për ne dhe për të gjithë Madridistët. Por, gjithkush që thotë se kemi luajtur një lojë të keqe sot nuk ka idenë për futboll”.

“Ishte një performancë e mirë dhe ne duhet të vazhdojmë. Kemi ende shumë për të fituar këtë sezon!”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/