Telegrafi

Kroos: Ulja e pagës, një dhuratë për klubin

Real Madridi është duke e studiuar mundësinë e uljes së pagave të skuadrës së parë në masën 12 deri 20 për qind, por gjermani Toni Kroos nuk është dakord e këtë vendim.

Deklarata e tij e fundit ka nxitur polemika në Spanjë pasi mesfushori i “Los Blancos”, thotë se kjo po bëhet vetëm për të mirën  klubit,

“Mendoj se paga duhet të jepet e plotë dhe secili nga ne të bëjë atë që mendon me paratë që merr. Na kërkohet të ndihmojmë dhe ka shumë situata ku ndihma është e nevojshme”.

“Ulja e pagës, për mendimin tim, është në dhuratë e padobishme, ose një donacion që i bëhet klubit”, a thënë ai për SWR Sport.

Ky qëndrim i Toni Kroos ka shkaktuar zemërimin e opinionit publik në Spanjë.

“Ka shumë klube që nuk kanë të ardhura të planifikuara. Do të varet edhe nga zgjatja e ndalesës së futbollit. Nëse kthehemi në fushë në maj, sigurisht që shoqëritë do t’i gjejnë zgjidhjet”.

“Edhe diçka tjetër, nëse ndalesa do të zgjatë deri në dimër, mund ta imagjinoj se klubet do të jenë në vështirësi, dhe një pauzë kaq e gjatë do ta ndryshonte krejtësisht futbollin”, deklaroi ai. /Telegrafi/