Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka sqaruar komentet e tij në lidhje se ulja e pagave nga lojtarët do të ishte një dhuratë për klubet.
Lojtarët e Real Madridit në këtë javë arritën marrëveshje për ulje të pagave nga 10 deri në 20 për qind.
Të mërkurën, klubi lëshoi një deklaratë ku zbuloi se lojtarët e skuadrës së parë, ata në Castilla dhe në ekipin e basketbollit do të ulnin pagat shkaku i krizës së coronavirusit.
Gjermani ka treguar se deklarata mund të jetë përkthyer gabim, duke thënë se nëse pagat e tyre do t’i ndihmojnë njerëzit në klub, ai do të ishte i lumtur.
“Mund të mos jetë përkthyer në mënyrë korrekte ose disa mund të mos dëshirojnë ta kuptojnë”.
Es posible que no se haya traducido correctamente o que algunos no quieran entender.Desde el primer momento,mi opinión bien me conocéis,es ésta:si podemos ayudar a trabajadores y áreas en el Club veo lógico renunciar a parte de nuestro salario,algo que se ha podido comprobar hoy.
— Toni Kroos (@ToniKroos) April 8, 2020
“Që në fillim, mendimi im, pasi më njihni mirë, është ky: nëse ne mund t’i ndihmojmë punonjësit dhe pjesët tjera në klub, unë mendoj se është logjike të heqësh dorë nga një pjesë e pagës sonë, diçka që është aplikuar nga sot”, ka shkuar ai. /Telegrafi/