Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se nëse Zinedine Zidane do të largohej nga klubi ai do ta dinte.
Pas dështimit për të fituar La Ligan ose Ligën e Kampionëve, Real Madrid e mbylli pa trofe edicionin, me Zidanen që thuhet se i ka thënë skuadrës që po largohet në fund të sezonit.
Kroos ka thënë se të njëjtat ishin shkruar edhe për të, kur kishin thënë se do të largohej nga Real Madridi.
“Zizou dhe unë kemi një marrëdhënie që, pa asnjë dyshim, ai do të më kishte thënë. Unë nuk mund ta konfirmoj, nuk e di se si do të përfundojë kjo, unë mund të them vetëm se është kënaqësi të punosh me Zidanen”, deklaroi mesfushori.
Kroos ka thënë se ka dyshime përreth klubit përpara sezonit të ardhshëm, por është i bindur që Real Madridi do të luftojë për trofe.
“Ka shumë dyshime rreth asaj se si do të jetë Real Madrid sezonin e ardhshëm, por unë jam i sigurt që Real Madridi do të rikthehet duke luftuar, unë mund ta garantoj këtë gjë”.
“Ne do të kthehemi vitin tjetër dhe do të luftojmë për gjithçka, nuk kam asnjë dyshim. Kjo është ajo që më tregon përvoja ime prej shtatë vjetësh këtu”, ka thënë Kroos. /Telegrafi/