Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.
Gjermani ka thënë se ky takim do të jetë një test i mirë dhe se me Casemiron në fushë, stili i tij i lojë vazhdon të jetë i njëjtë.
“Është e vërtetë që Casemiro është një lojtar kyç i skuadrës sonë, por pjesëmarrësja e tij nuk e ndryshon shumë stilin tim të lojës”.
“Nuk do të thotë shumë për mua, të luaj pesë ose dhjetë metra para ose pas nuk ndryshon asgjë”.
“Për ne është një test i mirë. Ne mund të shohim ku jemi dhe cfarë mund të bëjmë këtë sezon. Jemi në formë të mirë”, ka thënë Kroos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rjzpMNMHv1M