Telegrafi

Kroos mund të bëhet gjermani me më së shumti Liga të Kampionëve: Do të ishte çmenduri

during the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales.

Toni Kroos ka arritur të fitojë tri herë Ligën e Kampionëve në karrierën e tij.

Gjermani këtë e ka bërë një herë më Bayernin e Munichut dhe dy herë të tjera e ka fituar këtë trofe si futbollist i Real Madridit.

Kroos mund ta fitojë për herë të katërt në karrierën e tij këtë trofe.

Nëse do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë mesfushori do të bëhej gjermani që ka fituar më së shumti këtë trofe.

Kroos do t’i linte mbrapa legjendat gjermane si Franc Beckenbauer, Gerd Muller apo Sepp Meier.

(Getty Images)

“Viti i kaluar ishte shumë i frikshëm, por tani që kam mundësinë ta fitojë këtë trofe për herë të katërt është një çmenduri”.

“Titujt nuk mundem t’i ndajë, të gjithë janë të veçantë. Të arrish deri këtu nuk është e lehtë”, tha Kroos.

Mesfushori gjerman tregoi synimin e tij për ta fituar këtë trofe.

“Më parë nuk kishte pasur asnjë skuadër që ka arritur ta mbrojë titullin në Ligën e Kampionëve.

“Tani ne kemi rastin ta fitojmë tri herë radhazi dhe kjo është e pabesueshme”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/