Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka diskutuar në podcastin e tij edhe një herë tjetër vendimin që mori për t’u pensionuar nga futbolli aktiv.
Kroos befasoi të gjithë duke njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 34-vjeçare më herët gjatë këtij viti, teksa ndeshja e tij e fundit ishte finalja e Ligës së Kampionëve të cilën ‘Los Blancos’ e fituan ndaj Borussia Dortmundit në qershor.
“Dalja në pension është diçka e pakthyeshme, është një fakt që duhet pranuar dhe nuk ka kuptim të thuash ‘ai nuk është aty’. Kjo nuk do të ndryshojë për ndeshjen e ardhshme”.
“Nuk i bën mirë askujt që të thuash, ‘Ai nuk është aty’. Është një kompliment ta dini që keni qenë i rëndësishëm, por ekipi duhet të përshtatet tani”.
“Njerëzit gjithmonë thonë, dhe nuk është e vërtetë, se me mua i fituam të gjitha ndeshjet 4-0. Gjërat nuk duken mirë, por ne nuk kemi luajtur për mrekulli gjatë gjitha ndeshjeve gjithashtu. Ne shpesh kemi pasur probleme të cilat nuk duhet t’i harrojmë”.
Kroos gjithashtu shpjegoi se ai dëshiron ta shoh ish-klubin e tij duke bërë mirë dhe duke fituar të gjitha ndeshjet.
“E kam dëgjuar disa herë se po u mungoj atyre. Është e bukur ta dëgjosh këtë, por në anën tjetër nuk dua ta dëgjoj sepse është një mungesë respekti për djemtë që luajnë atje”.
“Është paksa e çuditshme për mua, por unë ende e shoh veten si pjesë e skuadrës, nuk mund ta mohojë këtë. Sidoqoftë, nuk e ndjej nevojën që të them, ‘Dua që të luajë’”, përfundoi gjermani./Telegrafi/