Telegrafi

Kromi në ujin e pijshëm mund të shkaktojë kancer

Tanimë është treguar që kromi gjashtëvalent (chromium 6) shkakton kancer të mushkërive gjatë inhalimit dhe për këtë arsye kontrollohet nga Agjensioni për Mbrojtje të Ambientit.

Ambientalistët me dekada kanë luftuar të shmangin sasinë e kromit në ujë dhe zbulimet e fundit kanë ofruar mundësinë për limitimin e kësaj sasie. Dozat e larta të kromit 6 që iu janë dhënë minjve laboratorikë kanë shkaktuar tumore malinje, sidomos në kavitetin oral dhe në zorrën e hollë. Mirëpo, duhet të kihet parasysh se dozat që iu dhanë kafshëve laboratorike ishin shumë të larta në krahasim me ato që mund t’i marrin njerëzit duke pirë ujin e kontaminuar me krom.

Kromi gjashtëvalent, zakonisht përdoret në pllakat elektrike, në fabrikat e lëkurës, tekstilit dhe është gjetur një sasi edhe në ujin e pijshëm. Industria e kromit me vite të tëra mundohet të bind ligjvënësit se kromi gjashtëvalent nuk është i dëmshëm kur konsumohet me ujë, edhe pse dihet që është kancerogjen nëse inhalohet. Mirëpo, të dhënat që përmendëm, do të detyrojnë në vënien e ligjeve të reja rreth kontaminimit të ujit me krom. /Telegrafi/