Site icon Telegrafi

Krokodili sulmon një zhytës në një lum të Florida-s duke ia kafshuar kokën

Nuk ndodh shpesh kur dikush i mbijeton kafshimit në kokë nga një krokodil.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një udhëtim zhytjeje në Florida u kthye në një emergjencë kur një burrë papritmas u gjend i kapur me kokë në nofullat e një krokodili.

Për fat të mirë, burri i mbijetoi këtij ‘sulmi’, megjithëse jo pa lëndime.

Jeffrey Heim shpëtoi nga kthetrat e kafshës pasi u sulmua gjatë një zhytjeje në Lumin Myakka. Ai thuhet se po kërkonte dhëmbë peshkaqeni të fosilizuar në atë kohë.

Sipas raporteve, kur ai doli në ajër dhe u sulmua papritmas nga një krokodil.

Kafsha me sa duket humbi më pas interesin, si dhe e lëshoi atë. Kjo e lejoji Heimin që të kthehej në bregun e sigurt, për të kërkuar ndihmë. /Telegrafi/

Exit mobile version