Telegrafi

Krokodili shqeu trupin e peshkut gjigant, që e kishin hedhur valët në breg (Video, +18)

Shëtitësit e një plazhi në Queensland të Australisë, mbetën të habitur kur panë një krokodil, teksa shqyente një peshk të ngordhur në breg.

Më poshtë mund të shihet vetëm një pjesë, ndërsa vazhdimi është larguar sepse ka pamje shumë të vrazhda, transmeton Telegrafi.

“Ky është krokodili që e kemi quajtur Bizmark, kurrë nuk e kemi parë kaq afër dhe të vrazhdë”, ka komentuar dikush nga banorët e bregdetit.

Në anën tjetër, shikuesit kanë thënë se krokodilët janë mishngrënës dhe këtu nuk ka asgjë të pazakontë. /Telegrafi/