Site icon Telegrafi

Krokodili shëtitet në fushën e golfit në Australi

Krokodili me emrin Steve, është duke u sjellë vërdallë nëpër resorin e golfit për më shumë se një javë, duke shkaktuar kuriozitet tek vizitorët por jo edhe panik.

“Ai nuk po e frikëson askënd – është pjesë e fushës së North Queenslandit” thotë menaxheri i fushës Adrian Lawson. “Njerëzit që jetojnë në North Queensland janë mësuar të shohin gjëra të tilla.”

Steve, një krokodil i ujërave të ëmbla, i njohur si kafshë më e dëgjuar në krahasim me krokodilët e ujërave të njelmëta, mund të notojë ose të kënaqet me diellin tropikal në një llucë të vogël në formë liqeni brenda fushës.

“Ai nuk e kërcënon askënd vetëm në qoftë se dikujt i bie topi në liqe – nuk mund ta marrin më, kjo është e sigurt”, i tha Lawson AFP-së.

“E kemi parë të rrezitet në breg të zgavrës së golfit, por sa herë dikush i afrohet ai kthehet menjëherë në ujë”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version