Ky është momenti kur një krokodil gjigant sulmon gazelet, të cilat pas një tentative i ndan në dysh me nofullën e fuqishme që e ka.
Reptili pesë metra i gjatë po qëndronte nën ujë, dhe po priste me padurim që gazelet t’i afrohen lumit për të pirë ujë në parkun nacional Masai Mara në Keni, transmeton Telegrafi.
Siç edhe dihet krokodili është tinëzar, dhe këtë avantazh e ka shfrytëzuar që ta kap gazelen dhe ta fus nën ujë, në mënyrë që të mund ta përpijë më lehtë.
Por pasi e kuptoi se ajo ishte shumë e madhe për gojën e tij, krokodili 500 kilogramësh vendosë ta ndajë në dysh. /Telegrafi/