Telegrafi

Krokodili ngec në rrjetën e peshkimit, e mbysin duke e goditur me çekan – reagon ashpër opinioni në Malajzi (Video, +18)

Një video rrëqethëse që është filmuar në Malajzi, shfaqet një burrë i cili me çekan godet me gjithë forcën krokodilin që kishte kapur në rrjetën e peshkimit.

Ai fillimisht ia kishte lidhur gojën me rrjetë me qëllim që të mos mund ta sulmojë, dhe me gjithë forcën e godite me çekan në kokë, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Miri në pjesën lindore të vendit, kurse sipas zëdhënësit të korporatës SFC, autoritetet kanë filluar hetimet lidhur me këtë çështje. Krokodili raportohet se kishte ngordhur pas shumë goditjeve të marra.

“Ata persona që shihen në video mund të dënohen për keqtrajtim të kafshëve. Është dashur t’i telefonojnë autoriteteve përkatëse që ta zgjedhin problemin, pasi krokodili nuk përbënte rrezik për askënd, për faktin se kishte përfunduar në rrjetën e peshkimit”, ka deklaruar një qytetar. /Telegrafi/