Baadal Nanjundaswamy, një artist nga Bangalore, Indi, ka vendosur të përdorë një krokodil fals duke dashur të sjellë vëmendjen e banorëve për një “pellg”, transmeton Telegrafi.
Ky “pellg” u kishte shkaktuar problem kalimtarëve për rreth një muaj, pas një shpërthimi të tubit të ujit të pijshëm.
Artisti dhe të tjerë banorë lokale ishin ankuar tek autoritetet përgjegjëse para se të realizonte këtë vepër, por asgjë nuk kishte ndodhur. Reagimi i autoriteteve kishte ardhur vetëm një ditë pas realizimit të veprës artistike. /Telegrafi/