Disa udhëtarë kishin filluar të piskasnin kur e kishin parë këtë shtazë të gjatë vetëm 30 cm, ndërsa alarmi e kishte çuar peshë edhe ekuipazhin e aeroplanit, i cili kishte intervenuar për të larguar këtë zvarranik.
Pas aterrimit të aeroplanit në Kajro, krokodili i është dorëzuar shërbimit veterinar, i cili më pastaj e dërgoi atë në kopshtin zoologjik të Gizës.
Ende nuk është e qartë sesi kishte arritur ky zvarranik në aeroplan, pasi që asnjë udhëtar nuk kishte pranuar lidhshmërinë më të.