Site icon Telegrafi

Krokodili më i madh në robëri në botë ngordh në moshën 110-vjeçare

Krokodili më i madh i robëruar në botë ka ngordhur në Australi.

Ai mendohej të ishte më shumë se 110 vjeç.

Cassius, zvarraniku 5.48 metra peshonte gjithashtu mbi një ton, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se ai kishte jetuar në një strehë të kafshëve të egra në Green Island pranë qytetit turistik të Queensland të Cairns në Australi për më shumë se 37 vjet.

Duke ndarë një postim të Cassius duke shijuar një vakt, streha ka shkruar:”Ai ishte shumë i vjetër”.

“Cassius e ka origjinën në Territorin Verior fqinj, ku krokodilët janë një pjesë kyçe e industrisë turistike të rajonit”, vazhdoi postimi.

“Cassius do të na mungojë shumë, por dashuria dhe kujtimet tona për të do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version