Site icon Telegrafi

Krokodili gjigant kapet në ujërat ku dalin peshkatarët (Foto)

Në ujërat që shfrytëzohen për të zënë peshq në Darwin të Australisë, është kapur krokodili gjigant që është mbi katër metra i gjatë.

Ky është reptili më i madh që mbrojtësit e rendit e kanë ndaluar deri më tani, transmeton Telegrafi.

Krokodili i zënë…

“Jemi gjithnjë në rrezik, ngaqë papritmas mund të sulmohemi prej këtyre gjallesave”, ka thënë një peshkatar.

Reptili gjigant…

Mësohet se vetëm gjatë këtij viti, janë zënë 114 krokodilë duke lëvizur në këto hapësira – dy herë më shumë se vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version