Telegrafi

Krokodili gjigant hëngri një të vogël, momenti dramatik rastësisht u kap në fotografi (Foto)

Nancy Bloch po fotografonte shqiponjat në Floridë të Shteteve të Bashkuara, për t’i postuar në ueb-faqen e saj, kur pa një krokodil që doli prej liqeni dhe shkrepi aparatin që ta ketë në fotografi.

Me të shikuar imazhin në detaje, pa se në gojë ka diçka dhe ajo nuk është gjë tjetër veçse një krokodil i vogël, transmeton Telegrafi.

Kapja e krokodilit të vogël

“U trondita kur vërejta që ka ngrënë një nga lloji vet, nuk e kam ditur se mund ta bëjnë një gjë të tillë”, ka shkruar Bloch.

Pasi zuri prenë

Por, njohësit e këtyre reptilëve, kanë thënë se deri në shtatë për qind e krokodilëve të vegjël, përfundojnë në barkun e të rriturve. /Telegrafi/