Telegrafi

Krokodili gjigant befasoi shikuesit, të gjithë mendonin se është mashtrim optik (Foto)

Fotografia e një krokodili gjigant, i gjatë afro katër metra dhe më i rëndë se 300 kilogramë, që është realizuar në Gjeorgji të Shteteve të Bashkuara, i ka befasuar shikuesit e rrjeteve social.

Ata nuk besonin se është i vërtetë, duke thënë se ka të bëjë me ndonjë mashtrim optik, të realizuar me efektet kompjuterike, transmeton Telegrafi.

“Mashtrim, perceptim nga këndi i veçantë i kamerës. Ai njeri është mbi tri metra larg, që të duket më i vogël” ka qenë një prej komenteve.

Shikuesit nuk besonin që ky krokodil është i vërtetë

Mirëpo, ekspertët e veterinës që e gjetën këtë zvarranik në baltën pranë një liqeni dhe e larguan prej aty, sepse e kishte të pamundur lëvizjen, reaguan për të sqaruar situatën.

“Ishte krokodili më i madh, që e kemi parë ndonjëherë. E qëlluam me plumb në bark që ta vëmë në gjumë, pastaj shfrytëzuam makineritë më të rënda, që ta largojmë” ishte reagimi i njësitit që kreu intervenimin.

Në nxjerrjen e krokodilit prej balte, janë angazhuar edhe shumë vullnetarë, ndërsa veterinerët kanë qëndruar pranë derisa është zgjuar plotësisht. /Telegrafi/