Telegrafi

Krokodili 3 metra ndërpreu trafikun në Florida

Shoferët në Florida u përballën me një bllokim të papritur të trafikut kur një krokodil u gjend në një kryqëzim të zënë në qytetin Tampa.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, përmes pamjeve, krokodili shihet teksa qëndron në mes të kryqëzimit, duke penguar disa korsi të trafikut, vetëm kur policia iu afrua dhe krokodili u largua me qetësi.

Ky incident thuhet të ketë ndodhur të dielën, derisa krokodili vlerësohet të jetë 3 metra i gjatë.

Mediet lokale raportuan se një zëvendës i Sherifit të Qarkut Hillsborough e drejtoi atë jashtë rrugës dhe në një liqen afër.

Një video e momentit, e xhiruar nga Ruchama Lubin-Desir, është parë më shumë se 12 milionë herë. /Telegrafi/