Site icon Telegrafi

Krokodilët përdorin një sistem fantastik, për t’i mbijetuar temperaturave të ulëta (Video)

Mirëmbajtësit e një parku në Karolinën e Veriut të Shteteve të Bashkuara, kanë treguar formën fantastike që përdorin krokodilët, për të mbijetuar në temperatura të ulëta.

Këta reptilë gjakftohtë, nuk mund të gjenerojnë temperaturën trupore, por e rregullojnë duke ndryshuar ambientin dhe qëndrimin, në një sistem të quajtur ‘brumacion’, transmeton Telegrafi.

Ata ngrihen në vend, me vetëm hundën përjashta sipërfaqes së ngrirë.

Megjithëse është vështirë të besohet se mbijetojnë, njohësit e kafshëve thonë se janë gjallë dhe me gjendje të mirë.

Ekspertët pretendojnë se krokodilët e ndjejnë në mënyrë instinktive, se kur fillon të ngrihet moçali dhe vendosin hundën përjashta.

Në raste ekstreme, ata qëndrojnë në këtë formë për ditë të tëra, ndërsa sërish notojnë lirshëm kur shkrihen nga ngrohja e motit. /Telegrafi/

https://youtu.be/nI4pAZY3sCo

Exit mobile version