Telegrafi

Krokodilët ngordhën nga thatësia, përpjekje për shpëtimin e gjallesave të ngecura në baltë (Video)

Shpëtimtarët e kafshëve, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për dhjetëra krokodilë, që mbetën në sipërfaqen e thatë të një lumi në Bananal të Brazilit.

Kjo erdhi si pasojë e thatësisë së madhe, pasi u vonua shumë sezoni i të reshurave, ndërsa gjatë verës ka pasur raste të shpeshta të zjarreve, transmeton Telegrafi.

Megjithëse disa reptilë ishin të gjallë, vetëm përpëliteshin në baltë dhe ishin të pafuqishëm të kapnin një viç që e kishin pranë.

Më poshtë mund të shihni përpjekjet e shpëtimtarëve, teksa përpiqen t’i largojnë kafshët që kishin ngecur dhe nuk kishin mundësi të lëviznin. /Telegrafi/