Site icon Telegrafi

Kroatja 99-vjeçare mposht coronavirusin

Margareta është banorja më e moshuar e Shtëpisë së të Moshuarve në Karlovac që mposhti coronavirusin.

Pas një testi pozitiv për coronavirus, gjyshja 99-vjeçare vazhdoi trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm Ogulin, megjithëse ishte asimptomatike.

Pas tre javësh trajtimi në spitalin Ogulin, ajo u kthye në Shtëpinë e të Moshuarve “Sveti Antun”, ku u vendos për disa muaj, raporton n1.hr.

Ajo ka qenë e palëvizshme për ca kohë, me shëndet relativisht të mirë dhe nuk po merr ndonjë terapi.

Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar mbi 131 mijë të infektuar me virus gjersa kanë vdekur 1861 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version