Vojinoviç, i cili po e ngiste një Volkswagen Polo, transmeton Telegrafi, më parë theu barrierën në vendkalimin kufitar në Batrovci, dhe pastaj në portën e pagesave Simanovçi.
Pas kësaj, ai vazhdoi duke ikur për në Beograd ku gjatë kohës së ngasjes së “tërbuar” kishte dëmtuar më shumë se dhjetë makina.
Siç shkruajnë mediat serbe, policia kishte bllokuar rrugën pranë aeroportit Nikola Tesla, pas së cilës ai pa bllokadën, kishte dalë nga makina dhe u përpoq për të ikur në këmbë.
Për të shmangur policinë, në një moment ai ishte futur në një xhip, vozitësi i të cilit ishte ndalur për shkak të bllokadës, transmeton Telegrafi.
Me gjithë rezistimin e tij, ai ishte gjetur dhe kapur nga Policia dhe ishte arrestuar. /Telegrafi/