Marko Gregoviq nga Kroacia, profesionist i fushatave online dhe aktivist, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se tani është në një mision tjetër – revolucionar profesionist dhe armik shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se merr shumë mesazhe kërcënuese dhe nënçmuese pasi që në një emision televiziv maqedonas është prezantuar si kombinim i Che Guevara-së dhe James Bond-it, si spiun në misione për të nxitur revolucione në Ukrainë, Rumani, Serbi dhe Maqedoni.
”Jutarnji List” shkruan se Gregoviq ka mbajtur ligjëratë në Shkup në lidhje me thithje të fondeve. Ai u ftua nga OJQ Lead dhe ka folur për temën se si OJQ-të përmes fushatave të mund të mbledhin fonde financiare për qëllime të caktuara të aspektit publik./Telegrafi/