Policia kroate ka gjetur një apartament të plotë me marihuanë në Zagreb.
Zyrtarët e policisë në Drejtorinë e Policisë së Zagrebit kanë përfunduar hetimin kriminalistik ndaj një burri 50-vjeçar për dyshimet e kryerjes së veprave penale ‘prodhimi dhe tregtimi i paligjshëm i drogës’ dhe ‘mbajtja, prodhimi dhe prokurimi i armëve dhe substancave eksplozive’.
Zyrtarët e policisë kanë kontrolluar shtëpinë në pronësi të të dyshuarit. Gjatë këtij kontrolli, ata kanë zbuluar një laborator të improvizuar për kultivimin e marihuanës, raporton index.hr.
Në laborator janë gjetur gjithsej 238 pemë të drogës me lartësi nga 20 deri në 160 centimetra dhe gjithsej 11,747 gramë drogë të paketuara në 71 pako, njoftoi policia.
Përveç asaj që është përmendur, në shtëpi është gjetur një pistoletë me kalibër 9 milimetra me një shurdhues, një pistoletë me kalibër 45, 20 fishekë kalibër 45 dhe 142 fishekë kalibër 9 milimetra.
Pas hetimit kriminalistik, i dyshuari është arrestuar dhe u dërgua në paraburgim ndërsa. /Telegrafi/