Site icon Telegrafi

Kroati fiton turneun e boksit ‘Lah Nimani 2014’ (Video)

Në Palestrën e Sporteve ‘1 Tetori’, boksierë nga Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia, Hungaria, Bullgaria, Shqipëria dhe Kosova, për dy ditë rresht kryqëzuan dorëzat në këtë turne, i gjashtë më radhë që mbahet për të nderuar veprën e legjendës së boksit tonë.

Nën kampioni i botës, kroati Toni Filipi, në këtë turne, që mblodhi një numër të konsiderueshëm shikuesish, tregoi boks cilësor dhe në fund e meritë fitoj Kupën e këtij turneu, turneu ky që tashmë është pjesë e kalendarit të AIBA-së.

Filipi në meçin finale mundi bullgarin Aleksander Ivelin. Bullgari i bëri ballë vetëm dy runda kroatit, i cili fitoj duelin më ndërprerje nga ana e gjyqtarit pasi bullgari u gjet në nokaut.

Meçet finale nisen me duelin në konkurrencën e femrave, ku u përballen dy boksieret e Kosovës, Mimoza Gashi dhe Dafina Abrashi. Në një meç të nivelit mesatare, Dafina u tregua me e mirë, duke e fituar këtë duel.

Meç joshëse ishte edhe në duelin mes Syrjan Marinaj (Shqipëri) dhe Ardit Delijaja (Kosovë). Boksieri i Shqipërisë u tregua me i shkathtë dhe duelin e fitojë qysh në rundin e dytë pas ndërprerjes nga ana gjyqtarit.

Fituesi turneut, Toni Filipi, pas turneut tha se ndihet i lumtur që triumfojë në këtë turne. Ai theksoi se ka pritur që do të jetë në mesin e më të mirëve, por kroati nuk ka besuar se ky turne do të jetë kaq interesante.

“Kam pritur që do të jem në mesin e më të mirëve, por nuk kam besuar se do të jetë kaq interesante. Është hera e parë që jam në Kosovë. Njerëzit janë shumë të mirë dhe shpresoj se edhe vitin e ardhshëm do të jem këtu”, ka thënë Filipi.

Në juria e turneut, shpallim më të mirët. Epitetit i boksierit më të mirë i takoi kroatit, Toni Filipi. Tekniku më i mirë është zgjedhur boksieri i Shqipërisë, Reald Buja. Boksierja jonë, Dafina Abrashi ka marr çmimin e boksieres më të mirë për fer-pley, kurse çifti më luftarake i këtij turneu është zgjedhur dueli mes Markov Iliyan (Bullgari) dhe Richard Konny (Hungari). /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version