Telegrafi

Kroatët të interesuar për investime në bujqësi

“Ky lloj i luftës kurrë nuk është i mirë dhe kjo do t’u kthehet bumerang të gjithë atyre që veprojnë kështu, pra edhe Serbisë”, ka deklaruar ambasadori Kramaric.

Ambasadori kroat paralajmëroi investime nga vendi i tij në sektorin e bujqësisë në ringjalljen e tokave bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit, për çka ai edhe tregoi më së tepërmi interesim gjatë vizitës së parë të tij në Pejë.

“Problemi i ushqimit është i rëndësishëm dhe më të duhet të merremi, pasi në këtë fushë ekziston interesi i dyanshëm. Prandaj edhe do të insistoj që firmat kroate të hyjnë me investimet e tyre këtu në Kosovë”, tha ai, duke e parë të arsyeshme që marrëdhëniet e mira politike mes Kosovës dhe Kroacisë, të zgjerohen edhe në ekonomi, kulturë dhe sport.